‘Epoka e artë’, hoteli i parë hapësinor pritet të hapet në vitin 2027

Ëndrra e udhëtimeve në drejtim të hapësirës, po bëhet gjithnjë e më e prekshme, sidomos tani që hoteli i parë në hapësirë pritet të bëhet një realitet. Në vitin 2019, kompania kaliforniane “The Gateway Foundation” ​​planifikoi për herë të parë idenë e krijimit të një hoteli në stilin e anijes hapësinore, që do të qëndronte mbi atmosferën e Tokës.

Tashmë, ky koncept futuristik, i përbërë nga 24 module që përbëjnë një rrotë gjigante me diametër 190 metra që rrotullohet rreth Tokës, pritet të jetë funksional dhe i hapur për turistët deri në vitin 2027.

Në një intervistë me CNN Travel, John Blincow, që është në krye të kompanisë realizuese të hotelit “Voyager Station”, shpjegoi se kishte pasur disa vonesa me fillimin e procesit të ndërtimit për shkak të pandemisë. “Ne tashmë po përpiqemi ta bëjmë publikun të kuptojë se kjo epokë e artë e udhëtimit në hapësirë ​​është afër dhe po vjen shpejt”, tha Blincow.

Kur projektimet fillestare u shfaqën dy vjet më parë, arkitekti Tim Alatorre, tha se ai dhe ekipi i tij duan të sjellin një “copë tokë në hapësirë”, ​​përmes apartamenteve të ngrohta, bareve dhe restoranteve elegante. Vizitorët mund të jenë në hapësirë, por ata përsëri mund të shijojnë komitetet që ofrojnë edhe hotelet në planetin tonë.

Megjithatë, duke qenë në hapësirë, sigurisht që hotelit do të ketë veçori në çdo gjë, duke nisur dhe nga ushqimet, ku do të serviret një lloj “ushqimi hapësinor”, si p.sh., lloje të ndryshme akulloresh. Gjithashtu, për shkak të mungesës së peshës dhe gravitetit, njerëzit nuk do të jenë në gjendje të hidhen lart, të ngrenë gjërat apo të vrapojnë.

Turizmi hapësinor po bëhet diçka e më intriguese dhe tashmë ka disa kompani që po përpiqen ta realizojnë atë, nga Virgin Galactic tek Elon Musk’s SpaceX. Ndaj, edhe ekipi i hotelit “Voyager Station” shpreson që të bashkëpunojnë me këta të fundit, dhe pse jo ta bëjë qëndrimin në hotelin hapësinor, njësoj të lehtë për t’u arritur, sa një udhëtim nëpër plazhe.

Loading...