A është Berisha përgjegjës për atë që është PD sot? Topalli e thotë hapur: Absolutisht po!

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka qenë sot si gjithmonë kritike ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, për mënyrën se si ai e ka drejtuar partinë këto vitet e fundit.

Mirëpo e pyetur nëse ka përgjegjësi Berisha lidhur me situatën në të cilën ndodhet PD, ajo e prerë dhe pa hezituar tha “po”.

Mirëpo këtë përgjigje e justifikoi duke thënë se ish-kryeministri dha dorëheqjen nga partia dhe tani përgjegjësia i mbetet Bashës.

Pyetje: E shikoni ju Berishën si një nga përgjegjësit kryesorë për atë që është PD sot. Sepse Berisha e ka mbështetur shumë, nga fillimi deri në fund.

Topalli: Abolutisht po, por ai ka dhënë dorëheqjen, ka dhënë dorëheqjen, ka dhënë dorëheqjen në 2013. Unë shpeshherë kam qenë kundër rrymës, kam marrë edhe kosto. S’ma ka marrë mendja se PD do shkatërrohej në struktura do shkatërrohej nga vlerat.

Loading...