Në fjalën tij guvernatori Michele Emiliano ka ktheyr në vëmendjen e të gjithëve momentet e para pas mbërritjes së emigrantëve të parë në Brindisi dhe ka vlerësuar mbi të gjitha kontributin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në zhvillimin e vendit. Duke i dhënë atij çmimin Rrënja e Puglia-s, duke e quajtur me shkak edhe si një qytetar të Puglia-s me origjinë shqiptare.
“Rreziku me fjalët është ndonjëherë përdorimi I tepërt e tyre, mospërputhja e asaj që thuhet dhe asaj që behët. Por në këto 30 vite ne kemi arritur të mbajmë fjalën tonë. Atë ditë isha në prokuror në Brindisi, rrugët ishn mbushur me njerëz të lumtur që kishin arritur në përfundim të një rrugë tejet të vështirë. Shihja qytetarë të Brindisit me ushqime në duar që u jepnin atyre që kishin ata.
Në vizitën time të parë në Tiranë, me 20 karabinierë dhe eskortë vendase, Tirana dukej si vend i sapodalë ngal lufta. Tanimë po të shohësh qendrën e Tiranës, të ngjalle shumë emocion. Kryeministri Rama është nga ata njerëz që I ka treguar popullit se varfëria nuk mund të mposhtet nga shëmtimi I vendit. Kam ndjekur projektin e ngjyrave të Ramës që në kohën se nuk isha politikan. Rama e urren Retorikën, por unë e ndjej që duhen thënë këto gjëra. Të kam ndjerë gjithmonë afër, kur ke bërë atë që mund të bëje, duke na ndihmuar me popullin tënd kur na ndihmua me mjekët. Për bashkëpunimet pas pandemisë dhe ataë që ndodh më tej. Ti ndihesh dhe je puljesz. Ne mënyrë të veçantë po I jepim një çmim një pugliezi me origjinë shqiptare. Në emër të miqësisë së shqiptarëve dhe popullit të Puglia-s. Për të ndikuar në zhvillimin e dy rajonave tona dhe bërjen e tyre një faktor i rëndësishëm në Mesdhe”, tha Emiliano .