Sara Hoxha ulet në Galerinë e Arteve dhe i jep gji vajzës

Është e përshtatshme ti japësh gji fëmijës në ambiente publike, apo jo, është një nga diskutimet që hap debat kudo në botë. Shumë janë dakord, e shumë jo. Ata që nuk janë, vazhdojnë të bëjnë si duan, duke mos u interesuar se çfarë thonë tjerët. Këtë rrugë ka zgjedhur edhe Sara Hoxha.
Së bashku me Ledrin ajo ka ardhur në Tiranë, duke vizituar disa vende në kryeqytetin tonë. Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto ku duket që po i jep gji vajzës së vogël, Poem Blu. Sara është në Galerinë e Arteve, ku shkruan përbri fotos:“Asnjëherë e lehtë, por ja vlen gjithmonë.”

Loading...