Rama në Lezhë: Basha çun i mirë, po a i jepet punë atij?

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur Lulzim Bashën, nuk ironizuar fjalt dhe qëllimin e tij për tu bërë kryeministër i Shqipërisë.
“E mirëkuptoj çdo njeri që thotë se Luli është çun i mirë. Por a i jepet punë Lulit. Çfarë punë ka bërë në jetë Luli? Një punë që të thotë kam ngulur një gozhdë në filan mur?! Ça punë ke barë. Të paktën të bëjë makarona një herë për demokratët që të tregojë i bën ato makarona, apo i ka thjeshtë për t’i tundur në momentin që filmohet.

Mirë tramvajin e Tiranës, nuk e tregon dot, megjithëse të gjithë e shohin, se nuk thotë dot ky është tramvaj që vura unë se është modest. Po një gozhdë një gozhdë?! Mos të thotë se e ka futur Shqipërinë në NATO, se do dalë pastaj që në NATO na ka futur Monika”, tha Rama.

Loading...