Lihet në burg mësuesi që i vuri flakën drejtorisë Arsimore në Fier: Jam penduar

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin që i vuri flakën Drejtorisë Arsimore në Fier. Mësohet se gjykata ka vendosur të lë në burg mësuesin Indrit Alushaj, i cili para përballjes me Gjykatën, është shprehur se është penduar.
“Jam i penduar, kisha tre muaj pas punë dhe më kishin premtuar se do të filloja’, është shprehur mësuesi.

33-vjeçari, Indrit Alushaj banues në Fier disa ditë më parë spërkati me benzinë katit e dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier dhe më pas i ka vënë zjarrin. Mësuesi mori këtë vendim si hakmarrje, pasi ishte pa punë. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën.

Loading...