Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar Korçën ditën e sotme, ku ka uruar dhe të gjithë mësuesit për festën e 7-marsit. Për mediat, nga ky qytet, presidenti i vendit tha se në Kuvend duhet të ketë më shumë njerëz të arsimuar dhe me integritet, ndërsa tha duhet të jenë sa më pak biznesmenë.
“Në 7 mars të gjithë shqiptaret e kthejnë vështrimin nga Korça. Për largimin e figurave të vjetra të PS nuk kam asnjë koment. Por sa më shume pedagogë dhe të rinj të arsimuar dhe sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipëri. Është më rëndësi që të kemi njerëz me integritet ne Parlament”, tha Meta.
Loading...