Ermal Meta ‘dështoi’ në edicionin e 71 të Sanremos në Itali, ja në çfarë vendi u rendit

Fituesi i edicionit të 71 të Sanremos Itali u shpall grupi Maneskin i përbërë Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio me këngën “Zitti e buona”, të cilët do të përfaqësojnë edhe Italinë, në festivalin evropian muzikor, “Eurovision”.
Italianët votuan Fedez dhe Francesca Michielin me “Call my name” në vendin e dytë, duke i lënë kështu Ermal Metës vendin e tretë me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’. Kujtojmë se këngëtari shqiptar në vitin 2018 ishte fituesi i Sanremos dhe i zemrave tona. Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021. Këngëtari, tashmë fitues i festivalit në 2018 i shoqëruar me Fabrizio Moro, i cili u rendit i pesti dhe në Eurovizion, u votua si më i miri nga orkestra./lajmifundit

Loading...