Urimi i kryeministrit Edi Rama për mësuesit, në ditën e tyre, nuk ka munguar. Kreu i qeverisë shkruan disa fjalë për mësuesit në detyrë, por edhe pë rata që tashmë janë në pension. Ai, përmes një postimi në Facebook, u premton atyre se gjërat do ndryshojnë për mirë. Gjithashtu, Rama poston një video, ku tregon shkollat që janë rikonstruktuar gjatë 8 viteve në pushtet.
“Mirëmëngjesi dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.
Loading...