Një tragjedi mund të kishte ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë në Shqipëri.
Butrinti fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Labërisë por në një moment gjatë pjesës së parë ka ndodhur një incident i rrezikshëm.
Disa tifozë të skuadrës së Butrintit kishin vendosur ta ndiqnin ndeshjen nga afër në një ndërtesë që ndodhet pranë stadiumit, por ndërtesa është krejtësisht e amortizuar dhe disa prej tifozëve janë rrëzuar duke pësuar dëmtime.
Disa prej tifozëve bien nga lartësia dhe janë plagosur, por nuk kanë probleme serioze për jetën.
Loading...