Sipas dëshmive të dhëna nga persona të ndryshëm, i riu grek, bashkëautor në krimin e vr.asjes së 20-vjeçares greke Eleni Topaludhi, është gj.aknxehtë dhe person me të kaluar të dh.unshme.
Dy personat që akuzohen se për.dhu.nuan, vranë dhe hodhën nga shkëmbinjtë Topaludhin teksa ajo ishte akoma gjallë, ndodhen në bu.rg.
Në dëshmitë e tyre gjatë hetimeve paraprake, ata përpiqen t’ia hedhin peshën e k.rimit njëri-tjetrit mbi vr.asjen e vajzës.
21-vjeçari grek Koukouras deklaroi se 19-vjeçari shqiptar gënjen dhe se po argumentonte veprat e tij sikur ato të ishin kryer nga ai.
Ai ka dëshmuar:
Ai u irritua dhe filloi ta shante, madje duke e g.oditur dhe dy herë me grusht “fuqishëm në fytyrë” ku si pasojë humbi ndjenjat . Por ai nuk ndaloi me kaq dhe vazhdoi duke e k.apur nga fy.ti duke e go.ditur në kokë. Në ato momente pranë tij pa një hekur të cilin e mori dhe filloi ta godiste si maniak me të në fytyrë. I sh.okuar pashë gja.kun që derdhej dhe konstatova që i kishte hapur një vrimë në kafkë. Eleni kishte humbur ndjenjat dhe nuk lëvizte. Në një moment e tërhoqa dhe në gjendje shoku e pyeta “çfarë bëre?”, ai m’u përgjigj “E meritonte pro.st.ituta që kishte dhe guximin të më thotë që me ty bënte s.e.ks më të mirë”. Pasi e tërhoqa i thashë që duhej të lajmëronim ambulancën por ai mu përgjigj që ajo kishte vd.ekur tashmë. Më kë.rc.noi që të mos guxoja të lajmëroja njeri sepse s’kishte ndërmend të përfundonte në b.urg për të. Më paralajmëroi se në rast se do flisja gjëkundi për këtë çështje atëherë të afërmit e tij do të më vr.isnin. Pas kësaj që bëri, ai ishte tërësisht gj.akftohtë dhe i distancuar ndërsa unë ndihesha i ter.r.orizuar, pasi më kishte paralajmëruar. Më kishte kë.rc.ënuar se nëse nuk do veproja siç më kishte udhëzuar ai atëherë dhe unë do kisha dhe unë fatin e saj. Kërkoj të bëhen analizat mbi hekurin dhe analiza g.jaku e tij nëse ishte i dehur apo nëse kishte konsumuar ndonjë lëndë na.rkotike”.
Pasi u lajmëruan për aktin që kishte kryer i biri i tyre, babai i grekut ka dëshmuar:
Është djalë shpirtmirë, djalë flori. Bën shumë për shoqërinë e tij dhe kurrë nuk ishte karakter që prishte qejfin e shoqërisë. Është dhe pak gj.aknxehtë nëse dikush nuk i flet sjellshëm. Nëse dikush do ta ofendonte djali im thjesht do t’i përgjigjej në përputhje me rrethanat.”
Pyetjes se nëse i biri ishte në gjendje të godiste dikë, përgjigja e babait të tij ishte negative:
Si djalë i ri ishte përleshur nja dy herë nëpër sherre. Por nuk i di arsyet.”
Për 19-vjeçarin shqiptar, babai i M.K deklaroi se nuk e njeh personalisht, pasi nuk kishin biseduar asnjëherë me të.
Ai tha:
Kishte ardhur nja 10 herë në shtëpi bashkë me djalin tim, por nuk janë shokë të ngushtë! Janë njohur bashkë para një viti në palestër ku ndiqnin mësime Kick Boxing të cilin djali im e frekuenton akoma. Që nga fillimi pashë diçka që nuk më pëlqente tek ai njeri pasi nuk fliste shumë dhe ishte i ftohtë. Vinte dhe hynte në shtëpi pa na përshëndetur fare. Një herë më telefonoi në numrin tim dhe kërkoi direkt tim bir pa më përshëndetur fare. Familja ime ndihet e tr.onditur nga humbja e vajzës së mjerë. Dua të shpreh ngushëllimet e mija pranë familjes së saj. Im bir gjithashtu është i tronditur dhe i penduar që nuk kishte kurajon që të parandalonte ngjarjen fatale! Kam besim tek drejtësia greke dhe do të pranoj vendimin e saj. Shpresoj të provohet e vërteta dhe të shpallen përgjegjësitë që i atribuohen secilit nga të dy”.
19-vjeçari shqiptar në dëshminë e tij të dhënë pranë policisë detare argumentoi tërësisht të kundërtën.
Ai argumentoi se Manolis Koukouras goditi Elena Topaludhin dhe insistonte që të mos e transportonin vajzën në spital.
Sipas argumenteve që deklaron 21-vjeçari grek, ishte shqiptari ai që koordinoi gjithçka. Madje edhe pastrimin e makinës me klor për të zhdukur çdo gjurmë që lidhte atë me krimin.
E KALUARA E ERRËT E GREKUT
I ru grek cilësohej si një person veçanërisht nervoz dhe provokator, i cili shumë shpesh dilte nga vetvetja dhe humbiste kontrollin.
Këtë deklarojnë ata që e njihnin mirë atë. Pavarësisht moshës së tij të re, 21-vjeçari Koukouras në shumë raste në të kaluarën kishte arritur të angazhonte me aktet e tij, autoritetet lokale duke tronditur dhe shoqërinë civile në Rodhos.
Në Lindho, pikërisht aty ku familja e tij ka një biznes hotelerie, komshinjtë e tij e përshkruajnë si një djalë i cili vazhdimisht përfshihej nëpër sherre që nga mosha e tij fëmijërore. Gati të gjithë banuesit e asaj zone kanë nga një incident për të treguar. Madje dhe një ngjarje të rëndë që ka ndodhur qershorin e kaluar. Ku si pasojë kishte mospjesëmarrjen dhe lënien jashtë ndeshjeve për Titullin e Kampionit Botëror në sportin “Chiu Jitsu”.
Ngjarja
Qershorin e kaluar M.K po ngiste motorin e tij duke e ngritur atë me gomë të parë, pikërisht në rrugën kryesore në Pefkus të Lindhos, kur papritur në një moment devijoi dhe kaloi në krahun e kundërt ku ngiste motorin e tij Kristos Keletzia.
Rrota e përparme e M.K go.diti pikërisht në fytyrë dhe në kokë kampionin botëror Kristo Keletzia, i cili u transportua në një spital të Athinës me fraktura të rënda në kafkë ku dhe u nënshtrua në një seri ndërhyrjesh kirurgjikale të njëpasnjëshme.
Si pasojë e këtij aksidenti, sportisti e kishte të pamundur vazhdimin e stërvitjes dhe në këtë mënyrë ai humbi një kontratë të konsiderueshme që kishte firmosur për një seri paraqitjesh në Amerikë.
Kur doli nga spitali i kërkoi një avokati të njohur në ishull që të dëshmonte pasi ishte dëshmitar. Në një kontratë sportisti kërkonte dëmshpërblim dhe çështja gjendet akoma në pritje të gjykimit.
E çuditshmja është se 21-vjeçari grek M.K dhe pas aksidentit vazhdonte ta ngiste motorin e tij në të njëjtën mënyrë provokatore nëpër Rodhos.
Ku sipas informacioneve, 10 ditë më pas duke ecur me motor mbi një gomë, u përplas me një patrullë policore.
Grindjet dhe Sherret
Greku e njihte shumë mirë Kristos Keletzias që gjatë muajve të verës punonte si roje në një bar të Lindhos. Para se ta aksidentonte në Pefkus, 21-vjeçari kishte patur një përleshje me disa klientë në këtë bar. Ku si rezultat Kristos Keletzias e kishte përzënë atë duke e nxjerrë jashtë lokalit.
21-vjeçari gjendej i dehur dhe po fyente një grup të rinjsh.
Një prej biznesmenëve të zonës deklaroi:
Ishte diçka që pritej nga M.K pasi ai është shumë g.jaknxehtë”.
Në disa nga incidentet që përshkruajnë banorët e zonës, vihen re përleshjet e shpeshta me shoferët e taksive dhe ata të autobusëve.
Një tjetër ngjarje në të cilën është i përfshirë greku është edhe përleshja e tij vitin e kaluar me një avokat të njohur përpara syve të kalimtarëve. Një biznesmen lokal dëshmon se gjithçka ndodhi në një shesh Taxi në Lindhos. 21-vjeçari sa e pa avokatin, ndaloi motorin dhe pas një përleshje të eg.ër e ka.pi nga fyti dhe filloi ta shkundte.
Për fatin e mirë të tij, shoferët e taksive që ndodheshin dëshmitarë para atyre skenave të pabesueshme arritën ta ndihmojnë avokatin, i cili u sulmua në befasi.
Në vazhdim u bë me dije se avokati në fjalë kishte marrë përsipër një çështje kundër grekut, në lidhje me një shofer autobusi në ishull.
Plag.osje me t.hikë jashtë një shkolle
Sipas dëshmisë së Eleftherios Pavlis, drejtor në shkollën EPAl Archangelou, 21-vjeçari kishte ngelur në klasë për arsye të mungesave në vitin 2013 ku dhe braktisi arsimin shkollor.
Ai ka dëshmuar:
Një mbrëmje po therej me th.ika jashtë shkollës me një shqiptar. Thërritëm policinë dhe e kapën në flagrancë ku dhe përfundoi në rajonin e policisë.”
Drejtori tha se kishte thirrur prindërit e tij, të cilët konsideronin me insistim që djali i tyre ishte në rregull dhe nuk pranonin që djali i tyre kishte kryer një akt të gabuar. Ata kishin një qëndrim pasiv ndaj gjithçkaje.