Luljeta Bozo: Nuk kam as facebook as instagram, nuk e ndjej veten në pleqëri

Luljeta Bozo, kandidatja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit foli në ABC për sfidën e re që ka ndërmarrë, duke iu futur politikës në moshën 79-vjeçare.

Bozo tha se ka marrë shumë komente në telefonin e saj duke theksuar se nuk është përdoruese e rrjeteve sociale.

Pyetur nëse ka marrë udhëzime për të qenë aktive në rrjetet sociale duke qenë se socialistët kanë ndërtuar qeverisjen me bazë digjitalizimin, Bozo u shpreh se deri më tani nuk ka marrë sugjerime të tilla. Ajo tha se në fillim hezitoi të kandidonte, por theksoi se ajo ka mjaft energji për ta bërë këtë punë pavarësisht moshës, pasi nuk ndihet në pleqëri.
Pjesë nga intervista e Luljeta Bozos

Çfarë komentesh ke marrë?

Kam parë vetë komentet që vijnë te telefoni im. Nuk kam as facebook as Instagram

Mbase do duhet të jesh aktive në rrjetet sociale. Ju ka udhëzuar dikush?

Hë për hë jo. Të shohim se çfarë do të ndodhë

Kishit dilema për ta pranuar këtë ftesë?

Kisha një hezitim të vogël. Unë thashë në këtë moshë që jam… ndoshta duhet të jenë njerëz më të rinj dhe me energji. Jo se nuk kam energji unë se unë punoj gjithë ditën. Por nga dëshira e shumë njerëzve që më uronin për atë që i kisha dhënë në kohën e tërmetit dhe shprehnin një dëshirë të veten që të tillë njerëz na duhet të na drejtojnë.

Ju jeni mësuar të merrni shumë dashuri pas tërmetit. Je përgatitur të përballosh edhe sharjet?

E di që në politikë ka nga këto. Unë them që sharjet që do të bëhen në adresën time duhet të jenë të faktuara dhe duhet të më thuhen direkt mua. Unë I shumëzoj me zero ato që thuhen rreth e rrotull

Nuk të prishet terezia?

Nuk më prishet terezia. Nëse ka edhe 10% të vërtetë do e marr në konsideratë. Ndryshe jo

Thuhet që Rama po përdor Bozon për fasadë. Si mendoni?

Nuk jam përdorur kurrë për fasadë. Nëse është ky opinion i gjerë. Nëse e kanë këtë konsideratë që ky së mund të japë diçka në parlament nuk e quaj përdorim. Unë mendoj që çdo kryetar partie kërkon njerëz që të ketë forcë partia e ti

Disa të tjerë thonë që Rama vendos vetë në PS

Unë di që kur më ftoi në kryeministri kur ra tërmeti ma ka dëgjuar me shumë vëmendje. Unë nuk flas asnjëherë me nëse. Puno dhe shiko. Unë kam një parim në jetën time

Ju kë do të përfaqësoni?

Nuk e di të shikojmë.

E keni paralajmëruar Ramën për mënyrën si i ndërtoni ju marrëdhënien?

Nuk kemi arritur në ato biseda

Kur ju prezantoi than a e shkul veshin por mos na e shkul shumë?

Njerëzit që duan ta bëjnë vendin më të mirë do e gjejnë gjuhën e përbashkët. Parlamenti ka disa detyra. Presidenca ka disa detyra. Të gjitha kombinojnë por secila ka detyrat e veta. Ai ka detyrat e veta. Nëse është diçka që shkon ndesh me detyrat e veta ti duhet ta thuash.

Rama tha për Hysin që do i lërë veten të rinjve.

Unë nuk e ndjej veten në pleqëri përderisa punoj gjithë ditën dhe në shpirt dhe në veprimet e mia jam në ritmet e rinisë. Kam grumbulluar një eksperiencë. Të rinjtë janë zjarri. Unë ia thashë këtë. Unë I thashë atyre që mos jam si shumë e vjetër për këtë punë sepse mund të ketë disa rregulla deri në çfarë moshe pranohesh.

Loading...