Nuk kishte se si këtë 8 Mars të mungonte edhe një urim nga këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata. Ajo spikat si gjithmonë për idetë e saj tepër origjinale.
Mirëpo, këtë herë Elvana është frymëzuar nga Frida Kahlo, imazhi i gruas luftarake dhe të fortë që ka pasur specifik të sajën edhe lulet në flokë.
Krah fotove të realizuara në perfeksion, këngëtarja ka shkruar: “Për të gjitha femrat që më mësuan respektin, sinqeritetin dhe përuljen. Për të gjitha femrat që më inspiruan mua, ndryshuan jetën e tyre, bënë diferencën, folën për të tjerët”.
Kujtojmë që rikthimet e Elvana Gjatës përmes postimeve të rralla janë gjithmonë të mirëpritura nga fansat.
Loading...