Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se të parët në listat për deputetë të Partisë Socialiste do të jenë emra të rinj dhe gra, duke ardhur kështu me një strategji ndryshe në këto zgjedhje. Kështu, në Vlorë listën e kryeson Edona Bilali dhe në Vlorë, Pranvera Resulaj.
“Të gjitha këto do të thoja lidhen me projeksione që mbështeten në strategji, taktika, një sërë komponentësh. Për ta mbyllur pjesën time, do të prek vetëm një element. Kush do jenë të parët në lista? Me shumë kënaqësi po ua jap këtë informacion duke qenë se të parët në lista nuk kemi asnjë debat. Pjesa më e madhe e tyre janë gra dhe vajza.
Po filloj me radhë. Edona Bilali është vendi i parë në Shkodër, personazh shumë i respektuar, një vajzë e përfshirë prej vitesh në projekte me donatorët në mbështetje dhe nxitje të krijimit të ndërmarrjeve të vogla, pedagoge në lëndën e ekonomisë dhe aktualisht doktorante në Austri. Është një prurje krejt e re.
Më tutje, Pranvera Resulaj e para në Vlorë. Është kandidate e mbështetur me shumë këmbëngulje nga gjithë komuniteti i biznesit në Vlorë. Ka qenë për një periudhë kohe drejtore e Tatimeve në Vlorë që gëzon reputacion. Meriton respekt duke qenë se përputhen më së miri për ne”, tha Rama