Duka përgjigjet ashpër: ‘Rama nuk është kryeministër, por pronar i 4-5 oligarkëve’

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, reagoi pasi kryeministri Edi Rama i përmendi emrin, teksa komentoi listën e PD ne nje konference per median nga selia roze diten e sotme.

Rama tha se Duka dhe të tjere emra ne listat e PD, janë figura relike që nuk mund të votohen më nga qytetarët. Por Duka e akuzoi shefin e qeverisë se merret vetëm me fjalë dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.

“Ca t’i thuash këtij?! Ka 8 vite në qeveri dhe merret me llafe, nuk mban përgjegjësi për asgjë. Besoj se do ishte e lehtë të merresha me të, e njoh mirë, pika të forta dhe të dobëta, por ai këtë do. Ndërkohë shqiptarët kanë halle dhe probleme që ky vetëm i shtoi.
Tani, të merresh me Ramën është humbje kohe. Mjafton t’i hidhni një sy këtij raporti. Kjo është arritja e Ramës në dy mandate, një herë është Asadi përpara tij, një herë është ai përpara Asadit, kur vjen fjala për azilkërkuesit.

Të tjerat janë llafe, batuta të lodhura te atij që sot nuk është kryeministër, por C.E.O. i katër-pesë oligarkëve.”

Loading...