Humbi jetën nga Covid-i, shërbimi i Strokut merr emrin e mjekut Drini Dobi

Shërbimi i Strokut në Neuroloegji në QSUT ka nga sot emrin e mjekut të njohur që ndërroi jetë për shkak të COVID, Drini Dobi.

“La pas një emër që do të kujtohet gjatë nga njerëzit e tij dhe kolegët, dhe mbi të gjitha njerëzve që u ka shërbyer. Në këtë 1-vjetor të luftës me COVID kemi më shumë se 1900 jetë të humbura.

Ndër ta është edhe doktor Drini dhe shumë mjekë të tjerë që nuk ia dolën dot. Në këtë vit të pandemisë jam e bindur që jo vetëm unë personalisht por të gjithë së bashku kemi dhënë më të mirë nga vetja dhe njerëzoren tonë.
Dhe në fakt njerëzorja është ajo që na ngre në nivel tjetër në raport me shoqërinë. Drini na i ka transmetuar vlerat e mëdha njerëzore. Ka dritë në fund të tunelit”, tha Manastirliu.

Loading...