Është vetëm tre vjeç dhe është cilësuar si Wreck-It Ralph i jetës reale. Jaxon Carter ka thyer 12 televizorë dhe ka shkaktuar shumë dëme të tjera në shtëpinë e tij. Nëna Shyamam Underwood thotë se nuk ka qenë në gjendje t’i hiqte sytë nga djali i saj që kur ishte 10 muajsh, kur filloi të ecte.
Shyama, e cila ka dhe tre fëmijë të tjerë thotë se prapësitë e tij i kanë kushtuar 6 mijë paund dëme dhe për këtë arsye e kanë quajtur si “Wreck-It Ralph” i jetës reale.
Ajo thotë se ka provuar çdo mënyra për ta disiplinuar djalin e saj, por në fund përfundon duke bërë të njëjtën gjë.
“Ne kemi ndërruar 12 televizorë në 18 muajt e fundit pasi i shkatërroi. Vetëm javën e kaluar gati sa si vuri flakën shtëpisë duke futur lodrën e tij në furrë ndërsa isha duke gatuar darkën – u ktheva dhe furra ishte në flakë. Ai ka përmbytur banjën dy herë.”, shprehet ajo.