Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur Ramës i cili sot komentoi emrat e listës së partisë së tij. Vasili thotë se lista përfundimtare e Ramës është e Rilindjes, ose funerali i PS.
Më tej ai thotë se lista e LSI i qëndron ballë për ballë asaj të Ramës, me burra, gra, të rinj dhe të reja.
DEKLARATA E PETRIT VASILIT
Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Kryebanditi i Rilindjes Edi Rama, llafazani matuf dhe makut u shfaq sot të komentonte listat e LSI-së. Kryebanditi i Rilindjes Edi Rama ose thënë ndryshe krye plaçkitësi i parave dhe i pronës së shqiptarëve, tradhtari i interesave kombëtare të tyre. Ai që la në mëshirë të fatit shqiptarët në ditët më të rënda të tërmetit. Ai që i la sërish vetëm në ditët tepër të vështira të pandemisë, që kanë vazhduar e vazhdojnë të jenë të tilla, më kritike se më parë. Ai që grabiti pa iu dridhur dora 7,2 miliardë euro me koncesione. Ai që premtoi një shëndetësi falas e sot i zhyti në mjerim shqiptarët për të paguar para për t’u trajtuar nga Covidi. Ai që e trajtoi Shqipërinë si plaçkë tregu në darkën e Dubait dhe u përpoq ta ndante atë copa copa. Ai që i la shqiptarët jashtë Europës dhe bllokoi në mënyrë armiqësore dhe të qëllimshme, integrimin europian të vendit. Ai që bëri 400 e ca mijë shqiptarë të braktisnin Shqipërinë. Ai që pa iu dridhur syri shiti Shqipërinë dhe Kosovën. Ai që kthehu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Ai që ngriti OFL-në për të legjitimuar e legalizuar pronat e kriminelëve në mes të ditës e në mes të sheshit. Ai që shkeli e rrënoi reformën në drejtësi. Ai që dhunoi në mënyrë të përditshme Kushtetutën e vendit. Ai që bëri votime moniste të papara në Europë e në botë. Ai që me dhunën e fadromave të tij mafioze shemb gjakun, djersën, pronën e shqiptarëve në mënyrë të përditshme. Ai që shkuli zemrën historike të Tiranës dhe që e betonoi atë me mafien e betonit. Guxoi të flasë sot për listën e LSI-së, listën e njerëzve të lirë, të ndershëm, kurajozë e të pa lëkundur.
Edhe kush guxoi ta bëjë këtë? Ai që mbushi Parlamentin me kriminelë, të provuar botërisht. Ai që mbushi bashkitë e vendit, edhe kur i bënte zgjedhjet vetëm, me banditë e kriminelë anë e mbanë vendit. Ai që bleu vota, njeriu që blen vota, dishepulli i blerjes së votave, organizatori i blerjes së votave, frymëzuesi dhe paguesi i blerjes së votave, Edi Rama, e provuar botërisht nga Berlini në Uashington, e ku në dosjen 184, zëri i blerësit të votave Edi Rama buçet në telefon e dëgjohet anë e mbanë vendit me të gjithë sejmenët e zagarët e tij kudo që janë.
Ai që kthehu Parlamentin Shqiptar në një bashkë hajdut parlamentar të pronës publike dhe interesave më të rëndësishme të vendit, guxoi sot të flasë për listat e LSI-së. Po cila është lista e Edi Ramës? Lista e Edi Ramës përpara dhe mbi çdo gjë tjetër, është funerali përfundimtar i emrit, identitetit dhe gjithçkaje që quhej Partia Socialiste e Shqipërisë. Nga sot kjo është lista përfundimtare e sektit të Rilindjes, e cila është njëherazi edhe funerali i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i të gjithë vlerave që ajo ka bartur e ka investuar në vite, i të gjithë njerëzve që kanë kontribuar në të, njerëz me përgjegjësi e mijëra e mijëra njerëz të thjeshtë, duke i vënë vulën e duke u ndarë, pasi Edi Rama ka turp, ka ndot, nga e kaluara e mirë e Partisë Socialiste dhe vendosi ta varrosë përfundimisht atë. E këto lista ishin funerali përfundimtar i saj.
Kjo listë është lista e horrave të inceneratorëve, që ndajnë e shqyejnë paratë publike, dosjet e të cilëve ndodhen në SPAK, e ku dosje të tjera do të shkojnë atje, për të provuar vjedhjen e shekullit. Gjithashtu është lista e horrave të parave të pista. Është lista e horrave të mafies, që e kthyen Shqipërinë në tërësi, e Tiranën në veçanti, në një lavatriçe të parave të qelbura të krimit e të mafies. Është lista e koncesioneve, klientëve të tyre dhe e klientëve të oligarkëve, të cilët janë të rreshtuar në listë nga i pari, deri tek i fundit.
Është lista e atyre që fshehën vdekjet nga pandemia, që i lanë të vetëm shqiptarët në kohën e pandemisë, që i masakruan në një hall kaq të madh shëndetësor. Dhe janë aty të pasuruar mbi fatkeqësinë, mbi shëndetin dhe mbi jetën e shqiptarëve. Është lista e cila përfundimisht provoi që asnjë iluzion nuk mund të ketë për këta banditë dhe kriminelë.
Po cila është lista e LSI-së?
Lista e LSI,lista e të rinjve dhe të rejave, e burrave dhe grave që e duan Shqipërinë, të cilët i qëndrojnë ballë për ballë kryebanditit. I qëndrojnë atij pa u lëkundur dhe i tregojnë këto të vërteta që unë kam privilegji që në emër të tyre t’ua radhis shqiptarëve që të mos i harrojnë kurrë. Është lista e burrave dhe grave që luftojnë për barazinë përpara ligjit. Që luftojnë për mbrojtjen e pronës publike. Që luftojnë për mbrojtjen e integritetit, kombëtar e territorial të vendit. Për të mos shitur asnjë centimetër tokë, det të Shqipërisë sonë. Lista e atyre që e kanë të shenjtë Kosovën dhe interesin e saj. Êshtë lista që ia përplas në sy llafazanit matuf dhe makut Edi Rama të gjithë të vërtetat e mëdha. Këtij llafazani matuf dhe makut, po i kujtoj njëherë e përgjithmonë dhe ta fiksojë mirë në mendje sa herë të guxojë që të fillojë diarrenë e tij matufërore para mediave.
25 prilli është dita e gjykimit të madh. Është dita e humbjes katastrofike dhe të pa evitueshme e të pandalshme të Edi Ramës. Referendumi popullor i 25 prillit do të pastrojë Shqipërinë njëherë e mirë nga bastardi më i keq që është ulur ndonjëherë në karrigen e Kryeministrit të Shqipërisë. Referendumi i 25 prillit do ti tregojë vendin njeriut që e urren Shqipërinë dhe shqiptarët si askush tjetër në historinë e këtij populli dhe të këtij vendi. Referendumi i 25 prillit do të shuajë nga memoria e shqiptarëve njëherë e përgjithmonë kujtimin më të zi të tyre që quhet Edi Rama. Ndaj më 25 prill e gjithë lista e LSI nga i pari tek i fundit është e motivuar si kurrë ndonjëherë vetëm me një mision.
Të shuajë këtë kujtim të zi, të llafazanit matuf e makut, e njëherazi kryebanditit e kryebatakçiut më të madh që është ulur ndonjëherë në karrigen e kryeministrit. Dhe njëherazi të hapi atë perspektivë të re, atë hapësirë për të rinjtë dhe të rejat të cilët duan ta kenë Shqipërinë vendin e tyre. Ta kenë shtëpinë e tyre por dhe të gjithë burrave dhe grave, të moshuarve dhe të moshuarave të cilët do të punojnë e ata që do të ngrysin pleqërinë e tyre se Shqipëria është një vend i mirë por me lista si të LSI kjo gjë bëhet realitet. Me kryebatakçinj si Edi Rama kjo është vetëm një rrënim dhe ne rrënimin nuk mund ta lejojmë dhe batakçiut do ti tregohet vendi ashtu siç e meriton në 25 prill dhe përpëlitjet e tij të sotme janë thjesht dhe vetëm kronikë e një humbje të tmerrshme të paralajmëruar.