Rëndohet situata e protestave në Greqi, plagosen rëndë 5 policë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Të paktën 5 policë janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë raportohen nga protestat e dhunshme në Greqi. Mediat greke shkruajnë se në gjendje të rëndë është polici 24-vjeçar.
Ndërkohë, 16 protestues janë arrestuar, pasi nisën protesta të martën. Mediat shkruajnë se persona të maskuar krijuan një skenë lufte me kokteje Molotov, vandalizëm dhe sulm vrasës ndaj një oficeri policie.

Një ditë më parë, mediat shkruanin se grupe protestuesish kishin rrethuar stacionin e policisë së rrethit, ku incidentet e dhunshme filluan me përplasje të vazhdueshme midis të rinjve dhe forcave të MAT. Në 18:00 pasdite filloi një demonstratë masive ku mijëra qytetarë shprehën indinjatën e tyre për dhunën e policisë dhe incidentet e dhunshme të dielën e kaluar.

Loading...