Përmes një deklarate për mediat, Grida Duma i është përgjigjur sot fotomontazhit të kryeministrit Rama në prezantimin e kandidatëve të PS. Duma e konsideroi Rama një njeri në panik, një njeri që s’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve.
“Pas 8 vitesh dështime. Pas 8 vitesh që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën,
Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë se ata që kanë dështuar për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse u jepen 4 vite të tjera. Sot të gjithë ne pamë një njeri në panik.
Një njeri që s’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve. Është për të të ardhur keq. Së bashku ne do të sjellim ndryshim për Shqipërinë. Një ndryshim për të cilin kanë mevojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndryshimi që na nevojitet pas 8 vitesh gjatë cilave Shqipëria ka ngecur në të gjitha fushat. Së bashku do të sjellim ndryshim dhe Shqipëria do të fitojë.” u shpreh Grida Duma.