Denoncimi i Bashës: Në listat e PS ka persona me rekorde kriminale, SHBA dhe BE të flasin sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në prani të kreut të CDU-së gjermane, Armin Laschet dhe përfaqësues të politikës austriake tha se në listën e PS-së, ka ende persona me rekorde të zeza kriminale. Basha i bëri thirrje SHBA-ve dhe Bashkimit Europian që të flasin qartë sot dhe jo pas zgjedhjeve.

Është fare e qartë dhe unë pres, që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve.

“Prioritetet e vendit janë të qarta. Objektivat e Partisë Demokratike, të Aleancës për Ndryshim, të koalicionit tonë, janë të qarta. Pa luftuar korrupsionin, pa ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk do të ecë përpara. Ky është parakusht. Tashmë, edhe parakusht zyrtar i Bashkimit Europian dhe i Këshillit Europian. Zbatimi real i ligjit të dekriminalizimit, zgjidhja e duarve të drejtësisë, avancimi deri në fund i reformës në drejtësi, me duart larg nga partitë politike. I vetmi kontribut që partitë politike mund të japin për reformën në drejtësi është që të mbajnë duart larg. Ne e kemi dhënë shembullin tonë, ne jemi ata që iniciuam dhe detyruam, ndonëse në pakicë, Edi Ramën të miratonte ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e Parlamentit Europian, me ndihmën e Marbrohut dhe të Eduart Kukan, dhe madje, edhe të socialistëve europiane Flenkeshtajn, por ky ligj duhet zbatuar. Sot, në listën e Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka prapë persona me rekorde të zeza kriminale, përfaqësues dhe bosë të krimit të organizuar. Është fare e qartë dhe unë pres, që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë në konflikt me interesin, me procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky proces do të thotë më shumë transparencë. Kjo qeveri e ka tmerr transparencën. Ky proces do të thotë përputhshmëri jo vetëm në letër, por edhe në zbatim në Acqui Communitair, ndërkohë që vetëm muajt e fundit kemi kontrata dhe ligje speciale që kalojnë në parlament pa transparencë, pa publikim, që bien ndesh me detyrimet themelore të stabilizim asocimit në fushën e konkurrencës apo të drejtave të njeriut, apo të lirisë së medias. Dhe kjo e ka vendosur opozitën time, opozitën e Partisë Demokratike në konflikt me këtë qeveri. Fakti që ajo është kthyer de facto në një pengesë, në mos them një armike të Integrimit Europian të vendit. Nesër për mua dhe për Partinë Demokratike nuk ka mision më hyjnorë sesa të përfundojë një nga shtyllat për të cilat u themelua; anëtarësimin e Shqipërisë në Europë. Anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Hodhëm një hap domethënës me heqjen e vizave dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur 15 parakushtet, për të hapur negociatat dhe për të përparuar me shpejtësi në hapjen e negociatave. Një Parti Socialiste në opozitë, e reformuar dhe e çliruar nga kthetrat e krimit të organizuar që sot diktojnë edhe listën e kandidatëve të tyre, shpresojë të jetë një partnere e devotshme në rrugën e integrimit Europian dhe nesër në fjalën time të parë si kryeministër do t’i ofrojë dorën e bashkëpunimit pa rezerva dhe çdo konsensus dhe kompromis të mundshëm në politikë të opozitës së nesërme, me qëllim dhe në funksion të arritjes së ëndrrës së gjithë shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.”, tha Basha.

Loading...