Lutfi Haziei, kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,i ka bërë thirrje Vjosa Osmanit që të kthehet në partinë e saj dhe të japë kontributin e saj. Në një konferencë ku zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, Haziri tha se asnjëherë nuk e ka parë jashtë kësaj partie Osmanin.
“…Kurrë se kom pa jashtë LDK-së, ka qenë vullnet i saj. Nuk ka mundur askush me preventu politikisht. LDK rënien nuk e ka në dekadë, ka ndodh prej 6 tetorit deri më 14 shkurt… krejt kjo periudhë është… duhet me pa këtë periudhë kohore ku ka ndodh gabimi… Humbje besimit dhe largim nga LDK-ja për arsye të caktuar. Besoj se ka ardhur koha mu pajtu dhe mu khty në LDK për ta dhënë kontributin e vet”, ka thënë ai.
Haziri thirrje Vjosës: Ka ardhur koha që të kthehet në partinë e saj
Loading...