Ndeshja Shqipëri- Angli, tifozët thirrje qeverisë që ti lejojnë në stadium

Tifozët kuq e zi kanë nisur ti bëjnë thirrje qeverisë që të jenë të pranishëm në ndeshjen që Shqipëria do luajë kundrejtë Anglisë, ndeshje që luhet për kualifikuesen e Botërorit 2020.
Përmes një postimi në Facebook, tifozët shkruajnë:

Komunikatë publike: Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaft të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19, kërkojmë nga qeveria shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër ngjarje sportive.

Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por po ashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të rënduara me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit (sipas udhëzimeve dhe protokollove të UEFA-s dhe autoriteteve shëndetësore).

Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtojë presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.

Loading...