Shqipëria, në podiumin e destinacioneve turistike më të kërkuara nga italianët në Google për vitin 2018

Sardenja në vend të parë, ndërsa Siçilia në vend të tretë, por mes këtyre të dyjave ndodhet surpriza, Shqipëria, në podiumin e destinacioneve turistike më të kërkuara nga italianët në motorin e kërkimit Google për vitin 2018.

Sigurisht si çdo vit, turistët italianë preferojnë vendin e tyre, por këtë herë ka hyrë edhe një destinacion i huaj, Shqipëria.

Më pas vijojnë Greqia dhe Kroacia, që pëlqehen shumë nga italianët, ndërsa në vend të gjashtë ndodhet Toskana e ndjekur nga Zanzibari ekzotik dhe Korsika.

Klasifikimin e 10 më të kërkuarave e mbyllin Salentoja dhe Abruco.

Loading...