Ngritën flamurin shqiptar në malin e Serbisë më 17 shkurt,
Çmenduritë e shqiptarëve nuk kanë fund. Tre djemtë nga Kosova, së fundmi kanë bërë një ekskursion në Serbi, ku kanë ngritur flamurin shqiptar. Eduard Racaj, Arbër Aliaj dhe Arianit Mula e kanë ngritur në malin serb Midzor, pikërisht në datën 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Pyetur nëse kjo ishte qëllimisht, ata e kanë mohuar. “Jemi shumë krenar në radhë të parë që jemi shqiptar dhe e kurozojmë çdo majë që arrijmë me flamurin shqiptar”, tha njëri nga djemtë.
Ndërsa njëri nga ata tha se e gjitha kjo ishte nga dëshira, jo provokim.
“Thjesht ngjitja ka qenë e zakonshme që ne bëjmë çdo herë, nuk ka qenë provokim. Data ka qenë rastësi. Flamuri kur u ngjit në majë nuk ka qenë se kemi dashur të provokojmë, thjesht se kemi dashur”.