Këngëtari Ermal Meta këtë vit mori vendin e tretë në festivalin e njohur “Sanremo”. Pjesmarrja e tij është ndjekur nga një sërë sulmesh, lidhur me origjinën e tij. Sot, këngëtari me origjinë shqiptare ka reaguar me një video, ku i tregon të gjithë atyre që e gjykuan se është krenar për vendin e tij.
“Mua këto komente nuk më prekin fare. Por unë dua të ndaloj tek to se nuk më duket aspak e drejtë që persona që janë shumë më të rinj se unë të më drejtohen në atë mënyrë, kur unë jam në realitet më shumë italian se ata, sepse jetoj në këtë vend prej më shumë vitesh, pavarësisht se kam ardhur nga një tjetër shtet. Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk më plas për to.
Ajo që dua të dini është fakti që të thuhen këto gjëra dhe t’i lësh të ikin i bën të duken normale. Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndërgjegje të përbashkët kolektive. Kjo është urrejtje që unë nuk e pranoj dot sepse është idotësi.
Kam vetëm diçka për t’iu thënë: ‘Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga unë vij, do ndiheshit krenar, njësoj si unë. Jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur”, ka thënë ai.