Rama: Vlora duhet të flasë fort më 25 prill

Kryeministri Edi Rama tha sot në Vlorë se të gjithë premtimet e dhëna për Vlorën ose janë të përfunduara, ose drejt përfundimit, ose në proces të fillimit konkret të punës.

Ai kërkoi që Vlora më 25 prill të flasë fortë si një trup i vetëm pasi nuk është e partive por e Shqipërisë dhe Ismail Qemalit.

“Vlora duhet të flasë fort më 25 prill si Vlorë. Vlonjatët, sarandjotët, minoritarët, çamët, të rinjtë, të rejat, lebërit, vlonjatët, myzeqarët, të gjithë duhet të flasin fortë si një trup i vetëm, si një forcë e bashkuar për Vlora. Vlora nuk është e partive, është e Shqipërisë, është e Ismail Qemalit, është e fëmijëve tanë pa dallim dhe për fëmijët tanë jemi këtu dhe jemi zgjedhja më e mirë pavarësisht se kemi kusuret tona, që fatmirësisht i dimë një pjesë dhe një pjesë që nuk i dimë kemi aftësinë t’i dëgjojmë nga njerëzit, të reflektojmë, në një proces përmirësimi të vazhdueshëm”, deklaroi Rama.

Loading...