Arrestohet në Spanjë drejtuesi më i kërkuar i mafias kalabreze

Arrestohet në Spanjë një nga drejtuesit më të kërkuar të mafias kalabreze, Ndragheta. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se është arrestuar 34-vjeçari me iniciale G.R, dhe emri i tij nuk është bërë me dije për shkak të vijimit të hetimeve.
Mediat shkruajnë se gjatë aksionit është kapur në një treg të madh në Barcelonë, Mercat de Sant Gervasi, në sajë të mbikëqyrjes së një anëtari të familjes së tij. Policia për mediat është shprehur se 34-vjeçari ishte në arrati që prej disa vitesh dhe ishte i kërkuar në Itali për trafik droge, pastrim parash dhe si pjesë e një organizate mafioze

Ai konsiderohet në Itali, si një nga bosët më të rëndësishëm të mafies kalabreze të njohur si ‘Ndrangheta, e njohur për rrezikshmërinë e saj dhe praninë në pesë kontinentet. Ky arrestim i kryer nga Njësia Operative Qendrore (UCO), është pjesë e iniciativës së koordinuar me EUROPOL përmes projektit ITOC mbi krimin e organizuar italian dhe kundër ‘Ndranghetas’.

Hetimi filloi kur përmes marrëdhënieve ndërkombëtare që Garda Civile mban me OFAST francez (Office Anti-Stupéfiants), u bë e njohur për praninë e mundshme të këtij personi, konkretisht në Katalonjë. Në këtë mënyrë, pasi kontaktuan hetuesit italianë të Brigadës së Lëvizshme të Shtabit të Policisë Reggio Calabria dhe Shërbimin Qendror Operacional të Polizia di Stato, ata informuan Gardën Civile se konsiderohej si një nga “të arratisurit e rrezikut maksimal” i lidhur me mafia ‘Ndrangheta, pasi është një nga anëtarët e saj më të shquar dhe vendndodhja e tij nuk dihej pre disa vitesh.

Loading...