Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se Bashkia e Tiranës tentoi të nxirrte me dhunë nga selia Frymen e Re Demokratike, reagoi edhe kryebashkiaku Veliaj.
Ai bëri publike kontratën e viti 2016 mes FRD dhe Bashkisë së Tiranës.
“Për përmbaruesin e dhunshëm të Saliut në Presidencë: kontrata e 2016-ës mes Bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrembeu ish-presidentit, ka qenë për vetëm 1 vit”, shkruan Veliaj.
Sipas tij, ka 4 vite që ndërtesa zaptohet pa kontratë, ndaj ajo duhet liruar sa me pare.
Loading...