E rëndë/ Nuk i hapet parashuta, vdes 30-vjeçari gjatë konkursit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një 30-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi parashuta e tij nuk e hap. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konkursit Virtual Kombëtar të Skydiving, ku i riu po bënte një kërcim solo me ‘ëingsuit’ në Jurien Bay në veri të Perth.
Mediat australiane shkruajnë se parashuta e tij nuk u hap gjatë procesit. Ekipet e urgjencës nxituan për ta ndihmuar, por parashutisti vdiq në vendin e ngjarjes.Bashkëpronarja e Skydive Jurien Bay tha :“Kjo është një ditë e tmerrshme për komunitetin e parashutave. Ne kurrë nuk kemi pasur një fatalitet të tillë në 10 vitet që kemi operuar biznesin këtu në Gjirin e Jurien, ose në operacionet e mëparshme me parashutë.”

Loading...