Me shumicë votash, parlamenti i Kosovës miratoi tri ligje: atë për ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ligjin për shërbimin në këtë forcë, duke i hapur rrugë procesit të themelimit të ushtrisë së saj. Forca e Sigurisë së Kosovës e cila do të vazhdojë më emrin e njëjtë, pritet të ketë 5 mijë trupa aktiv dhe 3 mijë rezervë, të armatosur lehtë.
Komenti i avokat Spartak Ngjelës:
Ushtria e Kosovës që u formua sot është garanci për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Gjithë antishqiptarët janë trembur kudo: në Beograd; në Shkup madje edhe në Tiranë.
Kjo ushtri do të jetë e ardhmja e Arbërisë.
Po ushtria e Shqipërisë?
Shpejt do të modernizohet edhe kjo.
Sapo të lajmë duart me korrupsionin e lartë shtetëror- të djeshmin dhe të sotmin.