Virusi SARS-Cov-2 nuk është pandemia më e keqe e mundshme. Kështu është shprehur në një intervistë për “Bloomberg”, Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i kompanisë BioNtech, që krijoi së bashku me Pfizer vaksinën e parë kundër COVID-19, të certifikuar nga Bashkimi Evropian.
“Bota duhet të përgatitet për një pandemi të radhës, COVID-19 nuk është pandemia më e keqe e mundshme. Pandemitë e ardhshme mund të jenë me pasoja akoma dhe më të rënda”, u shpreh Sahin.
Për këtë arsye, doktori me origjinë turke thekson se objektivi i kompanive farmaceutike dhe qeverive është që të imunizojë të gjithë popullsinë brenda 3 muajve të ardhshme
Loading...