Rama nxjerr foton e Markut, Gjekmarkajt dhe Vokshit: ‘Vetëm imagjinojeni njërin. Njërin nga të tre në krye të arsimit dhe merrni me mend fëmijën tuaj’

Planin për Arsimin, kryeministri Edi Rama e nisi duke sulmuar kundërshtarët. Në prezantimin e programit për mandatin e tretë ai nxori foton e Mark Markut, Albana Vokshit dhe Agron Gjekmarkajt, duke i cilësuar si tre ministrat e Arsimit të forcës “KÇK” që vënë kujën për çdo gjë.

“7 vite më parë fati i mësuesit varej nga politika. Mësuesit ishin vetëm. Brezat e nxënësve ishin në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur. Dhe kjo ndodhte gati çerekshekulli pasi komunizmi na kishte lënë shëndenë. Mësuesit viheshin në rresht për të mbushur sheshin e mitingjeve të kryeministrit të kohës. Ishte vetëm një dekadë më parë mësuesit u përdorën për t’i bërë karshillëk opozitës që kërkonte hapjen e kutive.

DASH e detyroi të hiqte dorë nga makrabiteti që mësuesit t’i shpëtonin një tjetër mitingu. Kur drejtonin këta që duan të kthehen në drejtim për ta vënë arsimin në duart e Markut dhe Gjekmarkut. Ja ku i keni tre ministrat e Arsimit të KÇK. Dy personazhe të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për sharje. Të tre sharxhinj, që sharrë, dhe shajxhinj që shaj e shaj, kujexhi, që vë kujën për çdo gjë. Kundër çlirimit të shkollave, kundër, kundër.

Tre ministrat e Arsimit të kohës që janë kundër kundër kundër. Vetëm imagjinojeni njërin. Njërin nga të tre në krye të arsimit dhe merrni me mend fëmijën tuaj. Mësuesit e fëmijëve tuaj, shkollën e fëmijës tuaj në duart e kujtdo prej këtyre të treve. Jam krenar që PS e çliroi shkollën dhe i ktheu mësuesin dinjitetin e tij. Sot mësuesit e vjetër që kanë aty vendin prej kohësh janë të palëvizshëm nga ai vend, ndërsa të rinjtë e fitojnë vendin e punës përmes një institucioni të pavarur “Mësues për Shqipërinë”, tha Rama.

Loading...