Bebe Rexha flet për kilet e tepërta, ka një mesazh për të gjithë

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare njihet për zërin e zaj, projektet e saj dhe për linjat trupore, që nuk i ka si vajzat që jemi mësuar. Këngëtarja ka rrëfyer se ka pasur stilistë që nuk kanë preferuar të punojnë me të, për shkak të trupit të saj dhe formave të kolme.
Por, këto fjalë, këngtarja i ka injoruar dhe ajo ka vazhduar të dashurojë trupin e saj ashtu si e ka me të mirat dhe defektet e veta. Këtë e ka treguar edhe njëherë në Instagram. “Jam përpjekur shumë që të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”, shkruan Bebe.

Loading...