Viktima e aksidentit në Konispol, sapo ishte kthyer nga Gjermania

Një i ri humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën mbrëmjen e të hënës në një aksident rrugor në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në aksin Kranë-Konispol, raporton Vizion Plus, ku një automjet tip Benz humbi kontrollin e doli nga rruga.

Si pasojë, humbi jetën në vend shoferi i mjetit, 32 vjeçari Klement Kristidhi ndërsa morën plagë të shumta në trup tre pasagjerët që po udhëtonin me të.

Dy prej të tyre, Arjan Gribura, 31 vjeç dhe Agron Muhametaj, 22 vjeç u transportuan në gjendje të rëndë drejt spitalit të traumës në Tiranë ndersa i treti Shkëlqim Muhametaj, 31 vjeç në spitalin e Sarandës.

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e lartë.

Viktima prej vitesh ishte emigrant ne Gjermani dhe kishte vetem pak dite qe ishte kthyer.

Bilanci i viktimave nga aksidentet rrugore vazhdon të shënojë rritje. Qe nga fillimi i këtij viti kanë humbur jetën në aksidente 53 persona, 13 prej të cilëve vetëm në muajin mars.

Loading...