Një rrëfim ka ardhur nga Graciano Merkaj, ish- konkurrenti i Përputhen që u bë viktimë e bullimit, për shkak se rrëfeu që është biseksual.
Në një emision televiziv, Graciano ka folur për punën e tij si zhigolo, duke bërë të ditur se e nisi për shkak të parave, pastaj sepse i pëlqejnë aventurat. “Në fillim e nisa për para dhe pastaj vdes pak të eksploroj. Kanë qenë mbi 65 vjeçe. Nuk krahasohem me plakat e Shqipërisë, janë yje dhe më të mbajtura. Vetëm hera e parë ka qenë e vështirë pastaj është profesion më vete.”, tha Graciano.
Graciono gjatë fjalës së tij foli edhe për paragjykimet që i janë bërë, ndërsa thekson se nuk është penduar që ka bërë këtë jetë, pasi ka patur mbështetjen e familjes. Lidhur me ngacmimet nga njerëz të njohur, ai është përgjigjur: “Politikanë të mirëfilltë jo, por njerëz me pozitë. Ndërmjet shoqërisë time, edhe ndërmjet telefonit. Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale për më tepër.”
Ndërkaq, gjatë një pyetësori që zhvilloi me moderatorin, Graciano iu përgjigj pyetjes së këtij të fundit nëse është ngacmuar nga djemtë e Për’puthen. Ai tha se bëhet fjalë për dy konkurrentë, por preferoi të mos jepte emra.