Gjendet i pajetë në një parking automjetesh 66 vjeçari

Gjendet i pajetë në një parking automjetesh 66 vjeçari
Një 68 vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka vënë flakën shtëpisë dhe është larguar.

“Më datë 16.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S. J., 68 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Sandër Prosi”, dyshohet se i ka vënë flakën apartamentit ku banon dhe është larguar. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thotë policia.

Ndërkaq policia njofton se një 66 vjeçar është gjetur i pajetë në parkingun e automjeteve në Tiranë.

“Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”.

Loading...