Fansat përlotin Xhensilën me gjestin e veçantë: Jeni bekim për mua!

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është një ndër artistët më të dashur për publikub shqiptar. Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një befasi që ka marrë nga ndjekësit e saj.

Në foto vihet re se disa prej fansave të saj kanë shkuar tek Kisha e Shna Ndout në Laç, si dhe kanë bërë një lutje për familjen e saj.
Për Xhensilën, Besin dhe Ajkën. Zoti i ndihmoftë në çdo hap të jetës së tyre. Qofshin familja më e lumtur në botë”, kanë shkruar fansat e saj.
Siç vihet re Xhensila është prekur nga ky gjest dhe ka shkruar:

“Më përlotët. Jeni bekim për mua, faleminderit, ju dua fort”.

Përsa i përket jetës personale të këngëtares, së fundmi është aluduar në rrjet për një shtatëzani të mundshme të saj.

Këto aludime erdhën pasi blogerja e njohur Vjosa publikoi një foto në Instagram ku dha lajmin e ëmbël që po pret një bebush. Në këtë postim vihet re urimi që Xhensila i ka bërë mikeshës së saj dhe përgjigja e blogeres nxiti këto dyshime në rrjet.

“Urime edhe ty”, i shkruan blogerja, duke zbuluar kështu shtatzëninë e këngëtares.

Xhensila është mjaft aktive në palestër, gjë që na e dëshmon herë pas herë nëpërmjet postimeve të saj. Së fundmi ajo ka publikuar një video-mesazh që firma sportive “Nike” u dedikon të gjitha nënave që ushtrojnë aktivitet fizik edhe pse janë në një pritje të ëmbël, dhe mund të themi se kjo video na i shtoi dhe më shumë dyshimet.

Loading...