Lajm i mirë nga Spanja, tifozët më në fund do rikthehen në stadium

Stadiumet e Spanjës shumë shpejt do të mbushen me tifozë, pas 1 viti mungesë, për shkak të pandemisë botërore. Mediat spanjolle shkruajën se pothuajse është zyrtare.
Kujtojmë se finalja e Kupës së vitit të shkuar, e cila nuk është luajtur ende për shkak të kushteve të vështira prej pandemisë dhe dëshirës së patundshme për të pasur tifozë në stadium në atë ndeshje nga ana e Federatës.

Por, tamimë është e sigurt, finalja baske mes Real Sociedad dhe Athletic Bilbao , që do luhet në Sevilla, në stadiumin “La Cartuja de Sevilla” më 3 prill, do të mbushet me tifozë 20-25% i kapacitetit të stadiumit. Kushti i vetëm është se tifozët nga Barcelona dhe nga Bilbao nuk do të jenë të pranishëm. Në këtë sfidë do të lejohen vetëm tifozë vendas, megjithëse ekipet vijnë nga vende të terë.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Barcelona-Athletic Bilbao, finalja e këtij sezoni, që është parashikuar të luhet në të njëjtin stadium.

Loading...