Në krah të kampiones nga Shkodra, Basha: Të gjithë bashkë do sjellim ndryshimin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook-un e tij një foto me kampionen shkodrane. Me këtë foto, Basha sjell në mendje vizitën e tij dje në Shkodër, që ai e cilësoi plot energji, entuziazëm dhe shpresë.
Basha ka treguar se shumë mbresa i la biseda me kampionen Kismete, duke shtuar se optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e sheh kudo.

“E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.

Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan ai

Loading...