Vrau gruan dhe u arratis, flasin fqinjët e 29-vjeçarit në Fier: Është me probleme mendore

Banorët në lagjen Sheq i Madh në Fier thanë jashtë kamerës se 29-vjeçari Demokrat Medinaj që i mori jetën gruas dyshohet se ka probleme mendore.

Çifti ka dy fëmijë të mitur. Autori pasi qëlloi gruan Irvana Medinaj me thikë dhe e la të vdekur në vend arriti që të arratisej pa shkuar policia, ndërsa efektivët janë vendosur në kërkim të tij.
Brenda shtëpisë që është rrethuar nga policia shikohen lëvizjet e familjarëve

Loading...