Detajet, vrasja e gruas në Fier u bë në sy të familjarëve, mjekët ngritën në këmbë policinë

Vrasja e 28 vjeçares nga bashkëshorti në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, dyshohet të ketë ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes.

Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi.

Kur ambulanca ka mbërritur ka gjetur gruan 28 vjeçare Irvana Medinaj të shtrirë në tokë me plagë dhe të pajetë.
Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar policinë e Fierit.

Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit me të cilën 29 vjeçari Demokrat Medinaj kishte goditur gruan.

Thika është lënë ne vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Loading...