Plas sherri , dy të rinj goditen me sende të forta

Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, në sherrin me sende të forta është përfshirë 21-vjeçari me iniciale H.h dhe një 23-vjeçar ende i paidentifikuar.

Si pasojë e goditjeve, të rinjtë kanë marrë dëmtime të lehta.
Njoftimi i policisëTiranë/Informacion paraprak Më datë 17.03.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi me iniciale H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç, ku kanë marrë dëmtime të lehta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...