Aktori Erion Isai martohet më në fund me të fejuarën e tij, Ajlina Petrela. Lajmin e ka bërë vetë aktori, që tregon se ëndrra e tij u bë më në fund realitet. Ai ka publikuar një foto në Instagram nga moment i ceremonisë.
“10 vjet bashkë @ajlin_petrela. Fryma e dhjetë viteve, të ikura si stinë, më kanë sjellë në jetën time 3 vajzat e mia. I bekuar, përkëdhelur, mbushur, plotësuar, e me plot dashuri.”, ka shkruar Erioni.
Ndërkohë kujtojmë se Erioni dy vite më parë tha se ishte gati të bënte një dasmë me bashkëshorten e tij për të celebruar në mënyrën më të bukur vitet e tyre të dashurisë. “Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë. Vera që vjen shpresoj të mos na sjell ndonjë angazhim që të bëjmë një dasmë”, tha ai.
Ndërkohë kujtojmë se dasma e tyre u shty vjet, për shkak të pandemisë.