Drama e familjes Rrapo, fëmijëve u bie të fikët në klasë…

Në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ u transmetua rasti i familjes Rrapo në fshatin Kuqar të Këlcyrës. Familja 5 anëtareshe, prindërit dhe tre fëmijët e mitur të moshës 13, 11 dhe 9 vjeç jetojnë në një banesë që dikur ka qenë magazinë. Godina sot është tërësisht e amortizuar, ku çfarë bie jashtë, hyn brenda. Ndërkohë që dimri është përpara. Fëmijët kanë vetëm një dëshirë: të kenë bukë në tryezë.

“Buke me sheqer hamë, nuk kemi asgjë për të ngrënë tjetër në shtëpi. Kemi vetëm tre zogj, po nuk i hamë. Mishin nuk e kemi parë me sy. Këtu kemi ftohtë. Shkoj në shkolla pa bukë. Më thotë mësuesja ke marrë bukë? Asnjë gjë i them ”- kështu shprehet me lot në sy djali i mitur i familjes Rrapo.

E ëma tregon sesi nga kequshqyerja fëmijëve u bie të fikët në klasë.

“e kam mbuluar shtëpinë me plastmasë, i mbaj fëmijët me bukë thatë. Kam 5 fëmijë, dy vajza i martova 14 vjeç, më thanë nuk kemi bukë në shtëpi. Ikën ato, kam qarë shumë. Fëmijët e tjerë u bië të fikët, iu përplas koka në bangë se nuk kishe ngrënë bukë” thotë gruaja. Kryefamiljari është i papunë. Familja Rrapo nuk feston kurrë Vitin e Ri. Nuk shtrojnë asgjë në tryezë. Vajza thotë “mërzitem nuk kam bukë, në darkë flemë pa bukë”. “Asnjë nuk kam ngrënë në mëngjes, dje ra shi, nuk fjeta dot” thotë më i vogli.

(BalkanWeb)

Loading...