Presidenti Vuçiç provokon rëndë: Poston foton e Kosovës bashkë me flamurin serb

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka provokuar me një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale. Kreu i shtetit serb ka publikuar foton e hartës së Kososvës, ndërsa brenda është pikturuar flamuri i Serbisë.
Një detaj tjetër që bie në sy është fakti që postimi nuk është bërë në faqen zyrtare të presidentit por në profilin e tij personal në Instagram. Ndërsa deklarata e tij është kaluar pa asnjë reagim nga politika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe ngulitëm çdo mësim në të cilin ishim humbës, por nuk do të heshtim ndaj viktimave tona. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër,”-shkruan Vuçiç.
Po përse ka reaguar Vuçiç? Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?

5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.

Loading...