Trafik kokaine nga Holanda dhe Shqipëria, kush janë vëllezërit shqiptarë të dënuar e ‘ushtarët’ e tyre

Një trafik i madh droge, kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria – ushqeu tregun e drogës në Venecia dhe Mestre midis 2016 dhe 2017.

Dhjetëra dhe dhjetëra kilogramë drogë, të drejtuar nga një organizatë shqiptare, me bazë në Venecia, u godit nga policia. Njëzet e katër persona ishin identifikuar dhe dërguar për gjykim nga Prokuroria.

Për disa prej tyre që kanë përfituar gjykim të shkurtuar, dënimet në shkallën e parë u dhanë dje me uljen e një të tretës së dënimit.

Gjykatësi, Gilberto Sigliano Messuti, dënoi 33-vjeçarin Bujar Sefa, me 12 vjet e 9 muaj dhe me një konfiskim të pasurive me vlerë deri në 346 mijë euro është planifikuar edhe për të.
Sipas akuzës, ishte ai që drejtoi dhe organizoi grupin e trafikantëve dhe tregtarëve të drogës në Itali, në bashkëpunim me vëllezërit, duke prokuruar drogën në Holandë dhe më pas duke koordinuar shpërndarjen në Itali. Me 9 vjet e 9 muaj burg u dënua vëllai i tij Islam Sefa, i konsideruar pikë referimi në Itali.

Me pesë vjet e 4 muaj është dënuar Jetmir Sefa, banues në Cortellazzo, por në arratis. Në të shkuarën, ai ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj për një ngarkesë prej 3 kg kokainë me vlerës mbi 250 mijë euro.

Detyra e tij ishte të merrej me shpërndarjen e drogës tek shitësit e vegjël dhe të mblidhte paratë. Ndërkohë me 4 vjet e 5 muaj u dënua i arratisuri Vait Sana, i konsideruar dora e djathtë e “shefit” Bujar Sefa.

Ndërkohë, është dënuar me 6 vjet e 2 muaj dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh për Nikoll Murrizi, 35 vjeç, i cili jetonte në Tessera. Një ndëshkim i vogël prej 10 muajsh është dhënë për një nga pjesëtarët e grupit, Luigj Makaj, zyrtarisht banues në Campodarsego, në provincën e Padovës. Të gjithë mbrohen nga avokati Pasquale Fabio Crea.

Elton Bakiu banues në Oderzo, është dënuar me 5 vjet e 7 muaj burgim dhe Denis Albrino, me 3 vjet e 4 muaj burgim dhe një gjobë prej gati 13,000 euro. Dyshja ishin të ngarkuar me shpërndarjen me pakicë te shitësit e drogës.

Një pjesëtar tjetër i grupit, Jakup Hoxha banues në Mestre, u dënuar me 3 vite e 2 muaj burg dhe një gjobë prej 12 mijë eurosh.

Loading...