Fjolla Morina martohet në Maldive, publikon fotot nga ceremonia (foto)

Ditën e sotme, këngëtarja Fjolla Morina është martuar me të fejuarin e saj, biznesmenin Fisnik Syla. E zhdukur prej kohësh nga syri i policisë, prej disa ditësh ajo ka treguar përmes rrjeteve sociale që po feston për dashurinë, duke udhëtuar në Dubai, ndërsa sot, nga Maldive, ajo shfaqet me fustanin e bardhë.
Në Instagramin e saj Fjolla ka publikuar pamje të tjera nga ceremonia e tyre ku shfaqen të rrethuar nga stafi i hotelit dhe duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin. Traditat aziatike po ashtu kanë qenë të pranishme në dasmën e çiftit, të cilët duken mjaft të lumtur.

Loading...