Këngëtarja kolumbiane, Shakira është në telashe me drejtësinë spanjolle. Mësohet se prokurorët spanjollë kanë ngritur një akuzë ndaj saj, sepse ka dështuar të paguajë 14, 5 milionë euro tatime në vendin ku luan futboll partneri i saj.
Akuzat u ngritën në rajonin e Katalonisë, ku këngëtarja është prezente shumë shpesh për të ndjekur ndeshjet e futbollit të ekipit të Barcelonës, pjesë e të cilit është partneri saj,Gerard Puqie.
Prokurorët, thanë se Shakira nuk pagoi tatimet gjatë kohës sa ka jetuar në Spanjë, gjatë viteve 2012- 2014, raporton agjencia Reuters.
Përfaqësuesit e këngëtarës së njohur botërore, Shakira, thanë se ajo nuk jetonte në Spanjë deri në vitin 2015, dhe se ajo ka përmbushur të gjitha obligimet tatimore ndaj Spanjës.
(BalkanWeb)