COVID-19 i merr jetën një mjekeje tjetër. Bëhet fjalë për mjeken endokrinologe Valentina Lile.
Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka konfirmuar Shoqata e Diabetit në Shqipëri.
“Një ikje e padrejtë, e parakohshme, një dhimbje e papërshkrueshme, një humbje e madhe. Kur një mjek ikën, humbet e tërë shoqëria. Me ikjen e doktoreshë Valit shkenca humbi një mendje, mjekësia një pasuri, kolegët një hallkë të punës së tyre, një krah të djathtë, pacientët një engjëll mbrojtës, Shoqata një bashkëpunëtore dhe pjesë të saj që në fillimet e saj, pacientët, që ka ndjekur, sa ka shëruar, sa e kanë uruar”.
Boll më me të tilla humbje, boll më të tilla njoftime, zot mbaj dorën, boll më në endokrinologji për 3 muaj 5 humbje në rradhët tona. Nuk mundemi më.”